Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas policisë një automjet ka dalë nga rruga në rrethrrotullimin e Koplikut. Për pasojë drejtuesi i automjetit M.L, 38 vjeç, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
“Rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, shtetasi M.L, 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke drejtuar automjetin tip Opel, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i automjetit shtetasi M.L, pësoi dëmtime të rënda dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, - thuhet në njoftimin e policisë për këtë aksident. /LAPSI.al
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/WhatsApp-Video-2022-12-08-at-22.47.38.mp4"][/video]