Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Pastroi paratë e mafias, veçohen hetimet për Rezart Taçin

Lapsi.al 8 December 2022
Pastroi paratë e mafias, veçohen hetimet për Rezart

Gjykata e Posaçme ka pezulluar me një vit çështjen ndaj Rezart Taçit, i akuzuar nga SPAK për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal. Biznesmeni vijon të jetë ende në kërkim dhe për këtë gjykata veçoi dosjen nga dy të pandehurit e tjerë Bledar Lilon dhe Artur Balla që do të gjykohen në masën e arrestit në burg.

Në tetor të këtij viti, SPAK mbylli hetimet dhe mori të pandehur Taçin dhe 2 bashkëpunëtorët e tij për akuzat e “Pastrimit të parave”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”. Nga hetimet ka rezultuar se, Taçi, Balla e Lilo, në bashkëpunim edhe me italianët Francesco Zummo e Fabio Petruzzella, kanë organizuar një skemë për pastrimin e parave në disa vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Bëhet fjalë për 18.4 mln Euro që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal i mafias italiane të Cosa nostrës shumë e cila u sekuestrua në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri një vit më parë. Sipas SPAK, transferta e pa ligjshme e parave drejt vendin tonë është realizuar nga biznesmeni Taçi.

Nga ana tjetër autoritetet italiane kanë marrë nën hetim shtetasin Francesco Zumo, një biznesmen 90-vjeçar nga Palermo i dyshuar për lidhje me mafian dhe Fabio Petruzzella, ekonomistin që transferoi paratë. Ndërsa prokuroria e posaçme akuzon Taçin dhe 2 personat e tjerë si të përfshirë në transfertën e paligjshme nga bankat zvicerane në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri./ Abc News

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI