Flash

48 orë kohë/ Ukraina i kërkon Rusisë armëpushim për të riparuar dëmin në Çernobil

Lapsi.al 9 March 2022
48 orë kohë/ Ukraina i kërkon Rusisë armëpushim

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të mërkurën se Rusia duhet të bjerë dakord urgjentisht për një armëpushim të përkohshëm për të lejuar riparimet e një linje elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit, duke thënë se ndërprerja e energjisë mund të shkaktojë rrjedhje rrezatimi.

Autoritetet ukrainase thanë se centrali, që është vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë, po përdor gjeneratorë për furnizim të përkohshëm me energji.

Zyrtarët ukrainas thonë se ndërprerja mund të vërë në rrezik sistemet e ftohjes.

“Gjeneratorët me naftë kanë një kapacitet 48-orësh për të furnizuar me energji centralin e Çernobilit. Pas kësaj, sistemet e ftohjes do të ndalin së funksionuari, duke e bërë të pashmnagshme rrjedhjen e rrezatimit,” tha zoti Kuleba në Twitter.

Nuk është ende i qartë shkaku i dëmtimit të linjës së energjisë që furnizon Çernobilin, por kjo ndodh në një kohë kur vazhdon agresioni rus ndaj Ukrainës. Centrali është nën kontrollin e trupave ruse që nga java e kaluar.

Operatori ukrainas i rrjetit tha se pa energji, “parametrat e sigurisë bërthamore dhe rrezatimit” nuk mund të kontrollohen.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike tha në një deklaratë se humbja e energjisë në central nuk ka ndonjë ndikim kritik mbi sigurinë.

“Vëllimi i ujit ftohës në termocentralin bërthamor të Çernobilit është i mjaftueshëm për ftohje”, tha agjencia e OKB-së.

Të këshilluara

Zyrtari rus: Zelensky “kukull” e SHBA-ve

Një ish-këshilltar i presidentit rus, Vladimir Putin, Sergej Markov tha më herët se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është “kukull” e SHBA-ve. Në një ...

15:26

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI