Flash

12 orë armëpushim me Rusinë, kraina pranon rrugët e propozuara të evakuimit humanitar

Lapsi.al 9 March 2022
12 orë armëpushim me Rusinë, kraina pranon rrugët e

Ushtria ukrainase ka rënë dakord për një armëpushim 12-orësh me Rusinë të mërkurën për të lejuar civilët të arratisen përmes korridoreve humanitare, tha zëvendës kryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Vereshchuk shtoi se kryeministri Denys Shmygal do të bisedojë me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të mërkurën rreth rrugëve të propozuara për armëpushimin, i cili zgjat nga ora 9 e mëngjesit deri në 21:00 sipas kohës lokale.

“I bëj thirrje Federatës Ruse: ju keni bërë një angazhim zyrtar publik”, tha ajo.

Vereshchuk tha se armëpushimi do të lejonte civilët të arratiseshin përmes “korridoreve të gjelbra” në zonat e mëposhtme:

Energodar-Zaporizhia

Sumy-Poltava

Mariupol-Zaporizhia

Volnovakha-Pokrovsk

Izium-Lozova

Vorzel, Bucha, Irpin, Borodyanka, Gostomel-Kiev

 

 

Vereshchuk theksoi dy rrugë në veçanti – evakuimin e civilëve nga qyteti port i Mariupol dhe qyteti lindor i Volnovakha, të cilat të dyja janë rrethuar nga forcat ruse për disa ditë.

“Banorët e Volnovakha-s kthehen nga unë dhe më kërkojnë që të përmbush premtimin e Federatës Ruse sot, njerëzit duhet të jenë në gjendje të largohen nga vendet ku tani fshihen nga breshëri i GRAD-ve [raketave] dhe zjarri shkatërrues që është duke i vrarë ata”, tha ajo.

Vereshchuk tha se do të ketë gjithashtu një operacion special për evakuimin e një jetimoreje pranë Kievit, në periferi të Vorzel. Ajo tha se atje ishin 55 fëmijë dhe 26 anëtarë të stafit.

Të këshilluara

Zyrtari rus: Zelensky “kukull” e SHBA-ve

Një ish-këshilltar i presidentit rus, Vladimir Putin, Sergej Markov tha më herët se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është “kukull” e SHBA-ve. Në një ...

15:26

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI