Flash

OBSH jep alarmin: Sulmet në spitalet e Ukrainës po shtohen!

Lapsi.al 8 March 2022
OBSH jep alarmin: Sulmet në spitalet e Ukrainës po shtohen!

OBSH raporton se sulmet në spitale dhe objekte të tjera të kujdesit shëndetësor në Ukrainë janë rritur ndjeshëm ditët e fundit. Sipas raportimeve të paktën 9 persona kanë ndërruar jetë nga 16 sulmet në objektet shëndetësore që prej fillimit të pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

"Do vazhdojmë të përditësojmë shifrat. Janë rritur mjaft shpejt gjatë këtyre ditëve të fundit."-tha zyrtarja e OBSH, Catherine Smallëood.

Drejtori i OBSH për Europën, Hans Kluge tha se kjo organizatë po përpiqet që të furnizojë Ukrainën me oksigjen, insulina, pajisje mbrojtëse dhe furnizime kirurgjikale.

Furnizimi me oksigjen, vaksinat e fëmijëve dhe ekspertiza e shëndetit mendor janë ndër prioritetet kryesore të OBSH-së për rajonin, tha Kluge.

Ai po ashtu theksoi rëndësinë për t’u dhënë përparësi nevojave shëndetësore të grave.

“Konfliktet e kaluara na kanë treguar se vajzat adoleshente, gratë me aftësi të kufizuara dhe gratë e moshuara janë në situatën më të cënueshme”, tha Kluge.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI