Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

FOTOLAJM/ 11-vjeçari ukrainas kalon i vetëm kufirin, në dorë mbante të shkruara të dhënat e familjarëve

Lapsi.al 6 March 2022
FOTOLAJM/ 11-vjeçari ukrainas kalon i vetëm kufirin, në

Një djalë nga Zaporizhzhia u quajt "heroi i natës" nga autoritetet sllovake pasi thanë se ai kaloi vetëm kufirin e Ukrainës për në Sllovaki. 11-vjeçari mbante një çantë shpine, një qese dhe një pasaportë dhe kishte një numër telefoni të shkruar në dorën e tij, sipas Ministrisë së Brendshme të Sllovakisë.

“Ai erdhi i vetëm sepse prindërit e tij duhej të qëndronin në Ukrainë. Vullnetarët u kujdesën për të, e çuan në një vend të ngrohtë dhe i dhanë ushqim dhe pije”, tha ministria.

Deklarata, e postuar në rrjetin social Facebook të Ministrisë së Brendshme sllovake, shkruan se falë informacionit të shkruar në dorën e djalit dhe ato që u gjendën në një copë letre që ishte palosur brenda pasaportës së tij, stafi i vullnetarëve arritën të lidheshin me të afërmit e tij në Sllovaki, të cilët më pas shkuan ta merrnin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI