Flash

Ukraina siguron një mbështetje të madhe nga Turqia, Zelensky zbardh bisedën me Erdogan

Lapsi.al 26 February 2022
Ukraina siguron një mbështetje të madhe nga Turqia, Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Vlodomyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun ukrainas, Reccep Tayip Erdogan. Sipas asaj që ai shkruan në llogarinë e tij në Twitter, Erdogan i ka dhënë fjalën se do të bllokojë anijet luftarake ruse në Detin e Zi, si dhe i ka ofruar vendit të tij ndihmë ushtarake e humanitare. 

“Këto janë shumë të rëndësishme për ne sot. Populli i Ukrainës nuk do t’ua harrojë këtë”, ka shkruar Zelensky. Turqia ka raporte të afërta me të dy vendet. Kujtojmë që Erdogan bleu nga Rusia sistemin anitraketë në kundërshtim me rregullat e NATO-s. Ndërkohë që Ukrainës i shet dronët inteligjentë dhe ka gjithashtu raporte të rëndësishme tregtare.

Një ditë më parë ministri i Jashtëm turk deklaroi se Turqia nuk do t'i bllokonte anijet ruse në Detin e Zi, por brenda 24 orësh duket se gjërat kanë ndryshuar, të paktën duke iu referuar asaj që shkruan presidenti ukrainas në Twitter. ©LAPSI.al

Të këshilluara

CNN: Forcat ruse ndodhen 30 km larg Kievit

Pjesa më e madhe e forcave ruse ndodhen 30 kilometra larg nga qendra e Kievit, sipas një deklarate të ministrisë të mbrojtjes britanike, shkruan CNN Sipas mi...

13:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI