Flash

Konflikti me Rusinë, Ukraina do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme mbarëkombëtare

Lapsi.al 23 February 2022
Konflikti me Rusinë, Ukraina do të shpallë gjendjen e

Duke marrë në konsideratë përshkallëzimin e situatës me Rusinë, Ukraina pritet të shpallë gjendja e jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Lajmi është dhënë nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes së vendit. Masa pritet të miratohet nga parlamenti ukrainas brenda 48 orëve dhe do të zgjasë për 30 ditë, me mundësi të zgjatjes edhe për 30 ditë të tjera.

“Në gjithë territorin e vendit tonë, përveç Donetskut dhe Luhanskut, do të vendoset një gjendje e jashtëzakonshme”, tha të mërkurën Oleksiy Danilov, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës.

Duke folur gjatë një konference për shtyp në Kiev, Danilov tha se gjendja e jashtëzakonshme do të përfshijë “forcimin e rendit dhe sigurisë publike në objektet kritike të infrastrukturës” dhe forcimin e inspektimeve në lëvizje të caktuara të transportit.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI