Flash

Të gjithë të angazhuar për të ndalur katastrofën në Ukrainë, kancelari gjerman telefonon Putin

Lapsi.al 21 February 2022
Të gjithë të angazhuar për të ndalur katastrofën

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 21 shkurt, në përpjekje për të “parandaluar një katastrofë” në Ukrainë, tha zëdhënësi i tij. Zëdhënësi Steffen Heberstreit tha se biseda do të zhvillohet pasditen e së hënës dhe se kjo bisedë “është koordinuar ngushtë” me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili ka biseduar me Putinin dy herë, fillimisht më 20 shkurt dhe sërish më 21 shkurt.

Zëdhënësi tha se biseda Scholz-Putin është pjesë e “përpjekjeve të përbashkëta diplomatike” të Perëndimit për ta ndaluar Rusinë që ta pushtojë Ukrainën. Gjermania është zotuar se do t’i bashkohet aleatëve perëndimorë në vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës, nëse ajo vendos që ta pushtojë Ukrainën./REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI