Flash

Zyrtarët e inteligjencës amerikane: Rusia harton listën e vrasjeve pas pushtimit të Ukrainës

Lapsi.al 21 February 2022
Zyrtarët e inteligjencës amerikane: Rusia harton listën e

Zyrtarët amerikanë thonë se kanë raporte të inteligjencës që sugjerojnë se Rusia ka një listë të personazheve ukrainas, që janë për t’u ekzekutuar apo dërguar në kampe përqendrimi, në rast të një pushtimi. Kështu të paktën pretendojnë mediat amerikane.

Në një letër drejtuar shefes së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, ambasadori i Uashingtonit në OKB në Gjenevë pohoi se planifikimi i Rusisë pas pushtimit do të përfshinte tortura, zhdukje të detyruara dhe “vuajtje të përhapura njerëzore”.

Ambasadori pretendoi se objektivat do të përfshinin disidentët rusë dhe bjellorusë në mërgim në Ukrainë, gazetarë dhe aktivistë kundër korrupsionit dhe “popullsi të cenueshme si minoritetet fetare dhe etnike dhe personat LGBT”.

“Në mënyrë të veçantë, ne kemi informacion të besueshëm që tregon se forcat ruse po krijojnë lista personazhesh në Ukrainë për t’u vrarë ose dërguar në kampe pas një okupimi ushtarak”, thuhej në letër.

Megjithatë, Crocker nuk dha asnjë detaj mbi natyrën e inteligjencës që nxori këto pretendime.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI