Flash

Plas grushti në emisionin televiziv/ Politikani pro-rus përleshet me gazetarin (VIDEO)

Lapsi.al 19 February 2022
Plas grushti në emisionin televiziv/ Politikani pro-rus përleshet me
Teksa pritet që armët të shkrepen në kufi të Ukrainës, tensioni është zhvendosur në studion e një televizioni ukrainas. Përgjatë emisionit “Freedom of Speech” ku diskutoheshin zhvillimet e fundit të konfliktit Rusi-Ukrainë, politikani pro-rus Nestor Shufrych u shpreh se ai kurrë nuk do të mundte ta quajë presidentin Putinin "vrasës", pasi një ditë mund t'i duhej të negocionte me të. Deputeti, pjesë e partisë “Platforma për Jetën”, tha se grupimi i tij ishte i dyti në parlament, si dhe se “populli i Ukrainës mbështet anën e tij (duke nënkuptuar kështu se ukrainasit janë pro narrativës ruse). Ka mjaftuar kjo deklaratë që gazetari Yuriy Butusov të ngrihej nga karrigia e tij dhe të qëllonte ligjvënësin Shufrych. Politikani pro-rus u ngrit shpejt në këmbë dhe vijoi përplasjen me gazetarin derisa të dy u rrëzuan përtokë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Analiza/ A do ta tërheqë këmbëzën Rusia?

Për më shumë se tre muaj, bota mban sytë në trupat e grumbulluara ruse në kufi me Ukrainën. Moska thotë se ka nisur tërheqjen nga zona. Perëndimi thotë: përkund...

21:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI