Flash

Kroaci/ Pse njerëzve u kërkohet të depozitojnë sa më shumë para në banka

Lapsi.al 14 February 2022
Kroaci/ Pse njerëzve u kërkohet të depozitojnë sa më

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç u ka bërë thirrje njerëzve që të depozitojnë në banka paratë që mbajnë në shtëpi, për të lehtësuar kalimin nga monedha kuna në euro, gjë që pritet të ndodhë brenda një viti.

Plenkoviq tha se çmimet do të shfaqen në dy valuta, duke filluar nga shtatori, përpara hyrjes së monedhës së përbashkët, që pritet të ndodhë janarin e ardhshëm.

“Ne u bëjmë thirrje njerëzve, të cilët mbajnë para në shtëpi, që t’i vendosin ato tani në banka, pasi kursimet në Kuna do të konvertohen automatikisht në euro”, tha Plenkoviq.

Kroacia u bashkua me Bashkimin Evropian në korrik 2013, por ashtu si anëtarët e tjerë të rinj nga Europa Lindore edhe asaj i është dashur pak kohë për të përmbushur kushtet ekonomike për të miratuar monedhën e përbashkët evropiane.

“Qeveria dëshiron që kalimi të jetë “i thjeshtë dhe pa kosto për qytetarët”, tha Plenkoviq, derisa prezantoi një projektligj mbi adoptimin e euros.

Rreth 80 për qind e depozitave bankare janë tashmë në euro, por shumë kroatë kanë frikë se hyrja e monedhës do të çojë në një rritje të çmimeve, veçanërisht për shkak se bizneset do t’i rrumbullakosin çmimet kur ato të kthehen në euro.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI