Flash

TV francez "C News": Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Televizioni francez me prirje te djathta, pronë e miliarderit Vincent Bolloré i ka kushtuar një reportazh protestave në Shqipëri. «Revolucioni i flamingove rozë» është shndërruar në një mobilizim të qëndrueshëm. Si ka mundur të zgjasë kaq shumë dhe deri ku mund të shkojë më tej? Pyet gazetari Romain Gerand

16:52

Presidenti gjerman në prag të mandatit të dytë

Lapsi.al 13 February 2022
Presidenti gjerman në prag të mandatit të dytë

Gjermania zgjedh sot kreun e ri të shtetit. Presidenti aktual, Frank-Walter Steinmeier, është e sigurtë se do të marrë një shumicë të madhe në Asamblenë Federale. Ai mban detyrën më të lartë shtetërore që nga viti 2017.

Asambleja Federale është mbledhur sot në Berlin. Pakkush dyshon se Frank-Walter Steinmeier do të rizgjidhet president federal nga ky organ. Socialdemokrati, i cili e ka pezulluar anëtarësinë në partinë e tij si kryetar shteti, është propozuar nga partitë qeveritare SPD, të Gjelbrit dhe FDP, si dhe nga opozita CDU/CSU. Së bashku, ata kanë një shumicë të madhe në Asamblenë Federale.

Kundër Steinmeierit konkurrojnë doktor Gerhard Trabert, për Të Majtën dhe ekonomisti Max Otte, vetë anëtar i CDU-së, për AfD-në. Zgjedhësit e Lirë (Freie Wähler) dërgojnë në garë fizikanen Stefanie Gebauer. Asnjë nga të tre, megjithatë, nuk mendohet se ka shanse përballë raporteve të shumicës.

Në fjalën e saj të hapjes, Presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas tha, duke iu referuar pandemisë së koronas, se kjo Asamble Federale tregoi se shteti gjerman mund të funksionojë edhe në kushte të vështira. Ajo dëshiron nga shoqëria një sjellje me respekt për njëri-tjetrin. Të gjithë duhet të luajnë sipas rregullave të lojës, të gjithë kanë të drejtë të mendojnë se masat e koronas janë shumë të ashpra. Por ai që nuk respekton ligjin e shkel atë. Shumica nuk ka automatikisht të drejtë, por as pakica. “Ne duhet të lejojmë një garë argumentesh, demokracia jeton nga qëndrimi i hapur,” tha Bas.

Pritet rizgjedhja në raundin e parë

Kreu i shtetit gjerman nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, por nga Asambleja Federale. Asambleja Federale është organi më i madh parlamentar në Gjermani, misioni i vetëm i të cilit është të zgjedhë kreun e shtetit çdo pesë vjet. Ajo përbëhet nga deputetë të Bundestagut gjerman dhe një numër i barabartë njerëzish të dërguar nga 16 parlamentet rajonale. Duke qenë se Bundestagu aktualisht ka 736 deputetë, Asambleja Federale përbëhet nga 1472 votues – një numër i paarritur më parë.

Duke pasur parasysh shumicën, Steinmeieri mund të presë që të zgjidhet në raundin e parë. Për këtë kërkohet një shumicë absolute prej 737 votash.

Një organ zgjedhor i përbërë nga personalitete

Asambleja Federale e vitit 2022 përfshin ish-kancelaren Angela Merkel, e cila doli në publik për herë të parë që nga përfundimi i mandatit të saj. Në zgjedhje merr pjesë edhe Özlem Türeci, bashkëthemeluese i kompanisë së vaksinave kundër COVID me bazë në Mainz, BioNTech, dhe virologu Christian Drosten. Personalitete nga kultura, sporti dhe shkenca si astronauti Alexander Gerst, aktorja Fritzi Haberlandt, artisti i kabaresë Dieter Nuhr dhe ylli i muzikës Roland Kaiser janë gjithashtu pjesë e asamblesë.

Gjatë karrierës së tij politike, Steinmeieri shërbeu veçanërisht si kreu i kancelarisë nën Gerhard Schröderin, udhëheqës i grupit SPD në Bundestag dhe ministër i Jashtëm nën Angela Merkelin. Në moshën 66-vjeçare, ai është presidenti i pestë federal që kandidon për një mandat të dytë. Në shkurt 2017, ai mori detyrën më të lartë shtetërore nga paraardhësi i tij jopartiak Joachim Gauck./DW

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI