Flash

Boris Johnson duket i bindur: Provat janë të qarta, Rusia po planifikon pushtimin e Ukrainës

Lapsi.al 14 February 2022
Boris Johnson duket i bindur: Provat janë të qarta, Rusia po

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, thotë se “provat janë mjaft të qarta” se Rusia po planifikon një pushtim të Ukrainës.

BBC raporton se gjatë një vizite në Skoci, ai thotë se ka trupa që grumbullohen në kufirin ukrainas dhe “të gjitha llojet e shenjave të tjera që tregojnë se ka përgatitje serioze”.

Ai thotë se kjo është një “një situatë shumë, shumë e rrezikshme, e vështirë”, por “ka ende kohë që presidenti (Vladimir) Putin të tërhiqet”.

Ai po bën thirrje për më shumë dialog dhe i kërkon Rusisë të shmangë një pushtim “katastrofik”.

Cilat janë zhvillimet e fundit për tensionet Rusi-Ukrainë?

– Rusia ka mbledhur rreth 100,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës dhe raportohet se rreth 30,000 të tjerë janë të angazhuar në stërvitjet ushtarake në Bjellorusi. Rusia mohon planet e saj për të pushtuar Ukrainën

– Më shumë se një duzinë vendesh, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA, po u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina

– Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar thotë se ai beson se Evropa është më afër luftës sesa ka qenë për 70 vjet, por ka ende mundësi “për ta lënë diplomacinë të fitojë”.

– Kancelari gjermane do të takohet me Presidentin ukrainas së shpejti në Kiev si pjesë e përpjekjeve për të ulur tensionin.

– Rusia kërkon garanci se Ukraina nuk do të lejohet kurrë të bashkohet me NATO-n – aleancën më të fuqishme rajonale të mbrojtjes në botë – por anëtarët e saj e kundërshtojnë këtë.

– Udhëheqësit e grupit G7, vendeve më të pasura në Botë, paralajmërojnë se Rusia do të përballet me sanksione ekonomike “masive” nëse pushton Ukrainën.

– Kryeministri i Ukrainës thotë se qeveria e tij po ofron 420 milion paund për linjat ajrore për të mbajtur fluturimet.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI