Flash

Koreja e Jugut heq dorë nga strategjia “testo, gjurmo”, Omicron i papërballueshëm

Lapsi.al 9 February 2022
Koreja e Jugut heq dorë nga strategjia “testo, gjurmo”, Omicron

Koreja Jugore ka hequr dorë nga programi “gjurmo, testo dhe trajto”, pasi shtrirja e variantit Omicron të koronavirusit kërcënon mbingarkimin e sistemit shëndetësor të këtij shteti.

Pas shpërthimit të pandemisë më 2020, Koreja Jugore është goditur nga një prej valëve më të rënda të koronavirusit, por e ka menaxhuar situatën me testime masive dhe gjurmim agresiv të kontakteve.

Strategjia është përshëndetur, mirëpo Seuli tani ka vendosur të anulojë sistemin pasi ka tejkaluar shifrën e një milion rasteve të infektimit në fundjavë, për shkak të variantit Omicron.

Qasja “gjurmo, testo dhe trajto”, është “e vështirë për t’u zbatuar për shkak të burimeve të kufizuara” dhe ka “kosto të mëdha shoqërore dhe ekonomike”, ka thënë Sohn Young-rae, zyrtar i lartë shëndetësor.

Të martën ky shtet ka regjistruar një rekord prej 49,567 rasteve të reja, derisa autoritetet kanë thënë se shifra ditore mund të arrijë në 170,000 më vonë gjatë muajit shkurt.

Kjo shifër më shumë se është dyfishuar në më pak se një javë. Autoritetet pritet të zbatojnë masa të reja për menaxhim të virusit prej këtij muaji, dhe fokusi do të jetë te më të cenueshmit.

Sipas tyre, 85 për qind e popullsisë me 52 milionë banorë është vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Të këshilluara

Belgjika arreston 13 persona për terrorizëm

Policia në Belgjikë ka arrestuar 13 persona të martën pas bastisjeve në dhe përreth qytetit Antverp, si pjesë e një hetimi mbi aktivitetet e dyshuara terroriste...

19:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI