Flash

U infektuan me Covid, Erdogan tregon gjendjen shëndetësore të tij dhe gruas

Lapsi.al 6 February 2022
U infektuan me Covid, Erdogan tregon gjendjen shëndetësore të tij

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe gruaja e tij janë infektuar me Covid-19. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Erdogan ka dhënë detaje për gjendjen e tij shëndetësore, pasi dje rezultuan pozitiv me variantin Omicron.

Presidenti turk thotë se ai dhe gruaja e tij kanë simptoma të lehta. “Sot në mëngjes, doktori ynë na kontrolloi rregullisht. Për fat të mirë, asgjë negative në situatën tonë. Sot kemi simptoma të lehta dhe vazhdojmë të punojmë me zonjën Emine nga shtëpia”, ka shkruar Erdogan.

Presidenti turk shkroi dje në Twtter se “rezultati i testit Covid, që bëra me gruan time pas simptomave të lehta, ishte pozitiv. Fatmirësisht kemi simptoma të lehta dhe mësuam se është mutacioni Omicron. Ne vazhdojmë misionin tonë. Ne punojmë nga shtëpia. Lutuni për ne.”

” Le të shpresojmë që ta kalojmë këtë sëmundje sa më shpejt me Tajip. Presim lutjet tuaja”, shkroi Emine Erdogan pak minuta më vonë në llogarinë e saj personale në Twitter.

Të këshilluara

Sa i ka kushtuar botës pandemia Covid-19

Ndërsa pandemia e Covid-19 hyri në vitin e saj të tretë, Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një bum vazhdueshëm të bursave, ndërsa suficiti tregtar global i Kinë...

12:34

Bombarduesit rusë fluturojnë mbi Bjellorusi

Rusia të shtunën dërgoi bombardues me aftësi bërthamore për të patrulluar mbi Bjellorusi, teksa kriza me Ukrainën ende po vazhdon. Bombarduesit që morën pjesë n...

21:30

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI