Flash

SHBA kërkon evakuimin e stafit të ambasadës në Kiev

Lapsi.al 22 January 2022
SHBA kërkon evakuimin e stafit të ambasadës në Kiev

Ambasada amerikane në Ukrainë ka kërkuar evakuimin e të gjithë stafit jo të domosdoshëm, mes rritjes së frikës për një sulm të afërt nga trupat ruse, bën të ditur një raport i CNN. Evakuimet pritet të nisin që javën e ardhshme. Sakaq, Shtetet e Bashkuara po e zhvendosin fokusin drejt fuqizimit të mbrojtjes ukrainase përballë një Rusie gjithmonë e më agresive. 90 tonë ndihmë ushtarake mbërritën gjatë natës në Ukrainë, e para ngarkesë amerikane nga paketa e mbështetjes për sigurinë. Lajmin e bëri të ditur Ambasada amerikanë në Kiev, e cila tha se mes “armëve vdekjeprurëse” përfshiheshin municione për mbrojtës të vijës së parë.

Ndihmat ushtarake janë të parat e një pakete mbështetëse të sigurisë prej 200 milionë dollarësh e aprovuar nga presidenti amerikan Joe Biden në muajin dhjetor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI