Flash

E lyer me 'gjak', sulmohet kisha ku prifti grek abuzoi 7 herë me të miturën shqiptare

Lapsi.al 22 January 2022
E lyer me 'gjak', sulmohet kisha ku prifti grek abuzoi 7 herë me

Dyert e kishës ku shërbente prifti 37-vjeçar grek i cili përdhunoi një të mitur shqiptare, është sulmuar nga disa qytetarë. Në muret dhe portën e kishës është hedhur bojë e kuqe dhe janë shkruar disa parrulla kundër dhunës ndaj grave.

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen tronditëse të përdhunimit të një vajze 17-vjeçe shqiptare nga një prift 37-vjeç. Historia nisi me këmbënguljen e tezes së vajzës që e mitura të shkonte në kishë, pasi prifti ishte njeri i afërt që e njihnin dhe kishte hyrje- dalje të shpeshta në familjen me origjinë shqiptare.

Gjithçka filloi në nëntor 2019 kur vajza u rrëfye dhe prifti i kërkoi foto nudo më pas nën kërcënim dhe shantazh e përdhunoi në kishë. Prifti e përdhunoi shtatë herë vajzën duke e kërcënuar vazhdimisht se nëse do të hapte gojën që të fliste do i tregonte familjes së saj për fotot dhe videot, ndërkohë që vazhdimisht, sipas hetimit që kanë zbuluar mediat e vendit fqinj, 37-vjeçari i dërgonte materiale pornografike të miturës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI