Flash

Ulja drastike e temperaturave në ditët e fundit, gjendet trupat e pajetë të 4 personave

Lapsi.al 21 January 2022
Ulja drastike e temperaturave në ditët e fundit, gjendet trupat e

Trupat e katër personave , përfshirë një foshnjë, u gjetën të mërkurën disa metra larg kufirit SHBA-Kanada, në një rrugë që përdoret zakonisht nga emigrantët e paligjshëm, tha sot policia kanadeze. Foshnja dhe dy të rritur u gjetën të vdekur vetëm 12 metra larg kufirit me SHBA dhe 10 kilometra në lindje të Emerson, Manitoba. Trupi i një tjetër adoleshenti është gjetur pak më pas.

Të mërkurën në mëngjes, rojet kufitare amerikane panë një grup njerëzish që po kalonin kufirin. Njëri mbante sende për fëmijë, por mes tyre nuk kishte asnjë foshnjë. Më pas nisën hetimet në të dyja anët e kufirit. Pas katër orësh dhe ndërkohë që në zonë mbizotëronin kushte shumë të vështira atmosferike, u gjetën trupat. Kombësia e viktimave nuk dihet. Policia po punon për identifikimin e tyre dhe po vijon hetimet në vendngjarje.

Në një konferencë për shtyp, Zëvendës Shefi i Policisë së Manitobës, Jane McLachi tha se katër personat ndoshta ishin “të braktisur vetëm në mes të një stuhie ” dhe të ftohtit polar, pasi temperaturat në zonë kishin rënë në -35 gradë.

Të këshilluara

Rekord të infektuarish në Gjermani

Gjermania ka raportuar 133, 536 raste në 24 orë. Është dita e dytë radhazi që vendi europian ka thyer një rekord, duke shënuar gjithashtu 234 viktima, sipas shi...

08:28

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI