Flash

Studimi/ Pilulat e Pfizer dhe Merck zvogëlojnë deri në 88% rrezikun e vdekjes

Lapsi.al 20 January 2022
Studimi/ Pilulat e Pfizer dhe Merck zvogëlojnë deri në 88%

Pilulat e Pfizer dhe Merck zvogëlojnë deri në  88%  rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes, të cilat janë miratuar për administrim urgjent nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe brenda 15 ditëve pritet të miratohen nga BE-ja.

Në studim morën pjesë 1219 persona, dhe u konstatua se paxlovid uli rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes me 88% në pesë ditët e para pas fillimit të simptomave të Covid.

“Rekomandohet dhënia e gjashtë tabletave në ditë, tre në mëngjes dhe tre në mbrëmje për gjithsej 5 ditë. Dhe nuk duhet të kalojnë 5 ditë nga kohëzgjatja e marrjes së tij.

Efektet anësore më të shpeshta janë disleksia, diarreja, mialgjitë dhe hipertensioni. Gjithashtu, nuk duhet të merret gjatë shtatzënisë.

Lidhur me molnupiravir, pilula është e përshtatshme për pacientët mbi 18 vjeç.

“Rekomandohet të merren tetë pilula në ditë, katër në mëngjes dhe katër në mbrëmje  për pesë ditë. Në studim morën pjesë 1433 persona, shkalla e uljes së rrezikut të shtrimit në spital apo vdekjes në pesë ditët e para pas shfaqjes së simptomave të Covid-19, ishte 30%.-40%”.

Efektet kryesore anësore të saj janë diarre, nauze dhe marramendje.

Të këshilluara

Rekord të infektuarish në Gjermani

Gjermania ka raportuar 133, 536 raste në 24 orë. Është dita e dytë radhazi që vendi europian ka thyer një rekord, duke shënuar gjithashtu 234 viktima, sipas shi...

08:28

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI