Flash

Putin pas telefonatës me Biden: Mbrojtëm interesat e vendit tonë

Lapsi.al 2 January 2022
Putin pas telefonatës me Biden: Mbrojtëm interesat e vendit tonë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin duke komentuar telefonatën me homologun amerikan Joe Biden , u shpreh se kishte mbrojtur me këmbëngulje interesat e vendit. Putin theksoi se nëse SHBA do të ndërmerrte sanksione të reja ndaj Rusisë, do të prishte përgjithmonë marrëdhëniet mes dy vendeve

Në fjalimin e tij të fundvitit, presidenti rus Vladimir Putin foli sërish për Ukrainën, pas telefonatës me presidentin amerikan Joe Biden. Biseda u përqendrua në takimin e ardhshëm në shkurt ku dy vendet do të diskutojnë për kërkesën e Moskës për të pasur më shumë garanci sigurie nga ana e perëndimit dhe NATO-s në kufijtë lindorë të Europës. Një kërkesë e cila vjen në një moment që Kremlini ka shtuar praninë e trupave ruse pranë Ukrainës.

Biden përsëriti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione të reja kundër Rusisë nëse do të ketë përshkallëzim tensionesh apo pushtim. Një kërcënim ndaj të cilit Putin u përgjigj duke paralajmëruar Uashingtonin se një gjë e tillë do të shkaktonte një prishje të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Presidenti rus theksoi se kishte mbrojtur me këmbëngulje interesat kombëtarë, sigurinë e vendit dhe qytetarët e tij. Por Putin foli dhe për COVID duke shtuar se ishin përballur me sfida kolosale duke mësuar të jetojnë në kushte të vështira dhe të zgjidhin situata të komplikuara falë solidaritetit.

Task force shtetërore ruse për koronavirus regjistroi një total prej 10.5 milion infektimesh të konfirmuara dhe më shumë se 308 mijë viktima. Por agjencia shtetërore për statistikat që përdor kriterë më të gjerë në sistemin e tij të numërimit, pretendon se viktimat si pasojë e COVID që nga fillimi i pandemisë janë më shumë se 626 mijë. Vetëm 51% e rusëve janë plotësisht të vaksinuar dhe qeveria po përpiqet të përshpejtojë fushatën e vaksinimit.

Putin 69 vjec është në pushtet prej më shumë se dy dekadash – më gjatë se çdo lider tjetër i Kremlinit që nga koha e diktatorit sovjetik Jozef Stalin.

Të këshilluara

Izraeli sulmon me raketa në Rripin e Gazës

Avionët ushtarakë të Izraelit kanë goditur caqe të militantëve në Rripin e Gazës më 1 janar, pasi disa raketa ishin hedhur nga enklava palestineze, thanë burime...

12:27

20-vjetori i futjes në përdorim të euros

Më 1 Janar 2002 dymbëdhjetë vende të BE-së futën në përdorim euron. Përveç Gjermanisë kjo monedhë u bë monedhë zyrtare edhe në Belgjikë, Finlandë, Francë, Greqi...

21:11

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI