Flash

OBSH: Rastet globale me Covid u rritën 11% javën e kaluar, rreziku i Omicron i lartë

Lapsi.al 29 December 2021
OBSH: Rastet globale me Covid u rritën 11% javën e kaluar, rreziku i

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se numri i rasteve me COVID-19 të regjistruara në mbarë botën u rrit me 11% javën e kaluar krahasuar me një javë më herët, duke shënuar rritjen më të madhe në kontinentin amerikan. Kjo erdhi pas një rritjeje graduale që nga tetori.

Agjencia shëndetësore e OKB-së tha në raportin e saj javor epidemiologjik të publikuar të martën vonë se kishte rreth 4,9 milionë raste të raportuara rishtazi në mbarë botën në periudhën 20 - 26 dhjetor.

Evropa përbënte më shumë se gjysmën e totalit, me 2,8 milionë, megjithëse kjo qe një rritje prej vetëm 3% krahasuar me javën e kaluar. Ajo gjithashtu kishte shkallën më të lartë të infeksionit nga çdo rajon, me 304,6 raste të reja për 100,000 banorë.

OBSH tha se rastet e reja në Amerikë u rritën me 39% në afro 1,48 milionë dhe rajoni kishte shkallën e dytë më të lartë të infeksionit me 144,4 raste të reja për 100,000 banorë. Vetëm SHBA-ja pa më shumë se 1,18 milionë raste, një rritje prej 34%.

Rastet e reja të raportuara në Afrikë u rritën me 7% në gati 275,000.

Agjencia tha se “rreziku i përgjithshëm në lidhje me variantin e ri … Omicron mbetet shumë i lartë”. Ajo citoi "prova të qëndrueshme" se ka një avantazh në rritje ndaj variantit Delta, i cili mbetet dominues në pjesë të botës.

Të këshilluara

Një tërmet i fuqishëm lëkund Kretën

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.5 i shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në ishullin grek të Kretës. Sipas Institutit të Gje...

08:26

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48