Flash

35-vjeçari me origjinë kroate bëhet President i Kilit

Lapsi.al 20 December 2021
35-vjeçari me origjinë kroate bëhet President i Kilit

Gabriel Boriç, me prejardhje nga Kroacia, është Presidenti më i ri në moshë që është zgjedhur ndonjëherë në Kili.

Politikani me bindje të majta, në të kaluarën lider i studentëve, Gabriel Boriç, bëhet Presidenti më i ri i Kilit, pasi fitoi zgjedhjet presidenciale që u mbajtën të dielën në shtetin e Amerikës Latine.

Boriç ka fituar 55.87 për qind të votave, duke e siguruar kështu fitoren kundër kundërshtarit të tij, që vinte nga kampi i të djathëve në Kili, Jose Antonio Kast, shkruan CNN.

Presidenti i ri i Kilit i ka falëndëruar popullin kilian për besimin që i dhanë në zgjedhjet e mbajtura.

“Dua ta fillojë këtë moment historik, që është jashtëzakonisht emocionues, duke qenë në sy të gjithë Kilit dhe të gjithë botës, të falëndërojë të gjithë kilianët që dolën të votojnë, duke e nderuar përpjekjen e tyre për demokraci”, tha Boriq.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se ai ka origjinë nga Kroacia.

Babai i presidentit të zgjedhur kilian, Luis Boriq, i ka thënë AFP-së se djali i tij ka krijuar mendime politike që në moshë të re.

Mediat kroate i kanë ndjekur më me shumë interesim zhvillimet në Kili, pasi kandidati i kampit të majtë, që tash u zgjodh president, kishte rrënjët nga Kroacia, nga ku paraardhësit e tij u larguan në shekullin e 19-t.

Të këshilluara

Vlera e monedhës turke bie sërish

Vlera e monedhës turke, lira ra për 5 për qind të hënën kundrejt dollarit amerikan. Rënia e lirës turke vjen një ditë pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan...

12:38

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI