Flash

Vlera e monedhës turke bie sërish

Lapsi.al 20 December 2021
Vlera e monedhës turke bie sërish

Vlera e monedhës turke, lira ra për 5 për qind të hënën kundrejt dollarit amerikan. Rënia e lirës turke vjen një ditë pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përsëriti qëndrimin e tij se nuk do të rrisë normat e interesit, me qëllim që të stabilizojë vlerën e monedhës kombëtare. Erdogani ka detyruar Bankën Qendrore turke që të ulë normat e interesit, pavarësisht se inflacioni ka arritur në mbi 20%.

Ekonomistët besojnë se kjo politikë mund të bëjë që në muajt e ardhshëm inflacioni të rritet mbi 30 për qind. Por, Erdogani tha më 19 dhjetor se besimi i tij islam e ndalon atë që të mbështesë rritjen e normave të interesit.

“Ata po ankohen se ne po ulim normat e interesit. Mos prisni diçka tjetër nga unë”, tha Erdogan.

“Si mysliman, unë do të vazhdoj të bëj atë që më udhëzon feja”, shtoi ai.

Sipas besimit islam, myslimanëve u ndalohet që të marrin ose të vendosin interes ndaj parave të huazuara apo të marra borxh. Lira turke në tre muajt e fundit ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së saj./REL

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI