Flash

SHBA/ Nga fillimi i vitit mbi 450,000 të vdekur nga Covid-19, më shumë viktima se në 2020

Lapsi.al 13 December 2021
SHBA/ Nga fillimi i vitit mbi 450,000 të vdekur nga Covid-19, më

Në Shtetet e Bashkuara numri i viktimave të shkaktuar që nga fillimi i pandemisë po i afrohet të 800,000 personave sipas shifrave të njoftuara të dielën. Ky zhvillim vjen ndërsa vendi po përgatitet me një rritje të mundshme të infeksioneve për shkak motit të ftohtë dhe variantit shumë ngjitës të virusit, Omicron.

Vendi ka humbur më shumë jetë nga virusi këtë vit krahasuar me 2020 për shkak të variantit më ngjitës Delta dhe njerëzve që refuzojnë të vaksinohen kundër COVID-19, pavarësisht se vaksinat janë gjerësisht të disponueshme dhe falas.

Që nga fillimi i këtij viti mbi 450,000 persona në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Këtë vit, numri më i madh i vdekjeve ka qenë mes persona pavaksinuar, thonë ekspertët e shëndetësisë. Numri i viktimave është rritur me gjithë përparimet në kujdesin për pacientët me COVID-19 dhe mundësitë e reja për trajtim sikurse antitrupat monoklonalë.

Sipas një analize të publikuar nga agjencia Reuters u deshën 111 ditë që vdekjet në SHBA të rriteshin nga 600 në 700 mijë dhe pritet që shifra të shkojë në 800,000 mijë, brenda 73 ditësh.

Po sipas Reuters, në mesin e vende më të pasura të Grupit të Shtatë (G7), Shtetet e Bashkuara janë përballur me pasojat më të rënda nga sëmundja për sa i përket numrit të vdekjeve për frymë nga COVID-19, duke nisur nga 1 janari deri më 30 nëntorit.

Numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara llogaritet të jetë mbi tre herë më i lartë sesa në Kanada dhe 11 herë më i lartë krahasuar me Japoninë.

Të këshilluara

Bullgaria zyrtarizon veton për negociatat

Qëndrimi kundrejt Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë sa i takon negociatave me Bashkimin Europian nuk do të ndryshojë. Kandidati bullgar për kryeministër...

21:27

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI