Flash

Blinken-Rusisë: Çdo agresion ndaj Ukrainës do të shkaktonte pasoja të rënda

Lapsi.al 30 November 2021
Blinken-Rusisë: Çdo agresion ndaj Ukrainës do të

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi Rusinë se çdo sulm i saj ndaj Ukrainës, do të kishte pasoja të rënda.

“Çdo veprim përshkallëzues do të shqetësonte Shtetet e Bashkuara, dhe çdo agresion i ri, do të shkaktonte pasoja të rënda”, tha Blinken në një konferencë për shtyp në Letoni, ku do të organizohet një ministerial i NATO-s pikërisht për kërcënimin rus. “Nuk mjafton thjesht të konfirmojmë përkushtimin ndaj NATO-s, por të riimagjinojmë aleancën në mënyrë që të mbrohemi ndaj kërcënimeve të shekulli XXI dhe të shfrytëzojmë mundësitë e shekullit XXI”, shtoi Blinken.

Ai është zyrtari më i fundit që paralajmëron Rusinë për të hequr dorë nga ndonjë sulm i mundshëm kundër Ukrainës. Moska ka rreshtuar qindra mijëra trupa dhe armatime të shumta në kufi me vendin fqinj, por thotë se thjesht po kryen stërvitje ushtarake. Por vetë Ukraina, dhe disa agjenci perëndimore pretendojnë se pushtimi i Ukrainës është një kërcënim real. Që prej aneksimit të Krimesë, Rusia ka mbështetur lëvizjet separatiste në krahinat lindore të Ukrainës, me të cilat Kievi është në luftë prej 7 vitesh.

Të këshilluara

Shpallet republika më e re në botë

Barbados ka hequr zyrtarisht Mbretëreshën Elizabeth II nga kreu i shtetit dhe është bërë republikë në një ceremoni brenda natës në kryeqytetin Bridgetoën. Da...

08:08

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI