Flash

Gjermani/ Gjykata kushtetuese shpall të ligjshëm mbylljen e vendit kundër COVID-19

Lapsi.al 30 November 2021
Gjermani/ Gjykata kushtetuese shpall të ligjshëm mbylljen e vendit

Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë vendosi të martën se kufizimet gjithëpërfshirëse për të frenuar infeksionet e koronavirusit, të tilla si shtetrrethimi, mbyllja e shkollave dhe kufizimet e kontaktit ishin të ligjshme. Mediat e huaja raportuan se gjykata i hodhi poshtë ankesat se masat e e ndërmarra ishin në kundërshtim me ligjin. Helge Braun, shefi i stafit të Merkelit, i tha se vendimi i gjykatës do të tregonte “në cilën nga dy rrugët duhet të ndjekim”.

Vendimi erdhi disa orë përpara se kancelarja Angela Merkel të takohej me pasardhësin e saj, Olaf Scholz, si dhe me drejtuesit rajonalë të 16 shteteve të Gjermanisë nëse do të forcohen kufizimet për të zbutur infeksionet e tërbuara. Merkel do ndërmarrë përpjekjen e fundit për të kontrolluar rastet në rritje me COVID-19. Takimi, që do të mbahet nga distanca, vjen mes një vale rekord të infektimeve në Gjermani. Vendi regjistroi 45,753 infeksione të reja të martën dhe 388 vdekje, sipas agjencisë shëndetësore të Institutit ‘Robert Koch’.

Të këshilluara

Shpallet republika më e re në botë

Barbados ka hequr zyrtarisht Mbretëreshën Elizabeth II nga kreu i shtetit dhe është bërë republikë në një ceremoni brenda natës në kryeqytetin Bridgetoën. Da...

08:08

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI