Flash

Mjekët në Afrikën e Jugut thonë se të prekurit nga Omicron kanë simptoma të lehta

Lapsi.al 30 November 2021
Mjekët në Afrikën e Jugut thonë se të prekurit nga

Mjekët në Afrikën e Jugut thonë se të infektuarit me variantin e ri të koronavirusit, Omicron po përjetojnë kryesisht simptoma të lehta.

Megjithëse përhapja ka qenë e shpejtë, Dr. Unben Pillay, një mjek i përgjithshëm në provincën Gauteng ku janë raportuar 81% të rasteve të reja, tha se pacientët kanë simptoma të lehta, të ngjashme me gripin, kollë të thatë, ethe, djersitje natën dhe dhimbje trupi. Ai tha se shumica janë trajtuar në shtëpi dhe se të vaksinuarit e kalojnë më lehtë sëmundjen.

Shumica e rasteve të reja në Afrikën e Jugut ka qenë mes personave në të 20-at dhe të 30-at dhe mjekët vënë në dukje se këto grupmosha në përgjithësi kanë simptoma më të lehta të COVID-19.

Ata paralajmërojnë se të moshuarit e infektuar nga varianti i ri mund të kenë simptoma më të rënda.

Megjithëse nuk ka pasur një rritje të madhe të shtrimeve në spital, mjekët tërheqin vëmendjen se është fillimi dhe se shtrimet në spital shpesh vijnë disa ditë pas një rritjeje të rasteve të konfirmuara.

Ndërsa shtohet numri i vendeve që po kufizojnë udhëtimin për shkak të virusit, ekspertët po nxitojnë të mësojnë më shumë rreth variantit të ri dhe për momentin nuk është e qartë se çdo të thotë ai për pandeminë COVID-19.

Të këshilluara

Shpallet republika më e re në botë

Barbados ka hequr zyrtarisht Mbretëreshën Elizabeth II nga kreu i shtetit dhe është bërë republikë në një ceremoni brenda natës në kryeqytetin Bridgetoën. Da...

08:08

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI