Flash

Frikë për variantin e ri, ndalohen udhëtimet nga Afrika/ OBSH: Variant shqetësues

Lapsi.al 27 November 2021
Frikë për variantin e ri, ndalohen udhëtimet nga Afrika/ OBSH:

Vendet rreth botës po nxitojnë të ndalojnë udhëtimet nga shtetet e jugut të Afrikës në një përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit të ri të covid-19, i quajtur Omicron nga OBSH. Organizata e klasifikoi atë si variant shqetësues dhe tha se të dhënat e para sugjerojnë një rrezik të shtuar të riifektimit. Omcron u identifikua fillimisht në Afrikën e Jugut, ku sipas OBSH, është përhapur gati në të gjitha rajonet.

“Omicron klasifikohet si variant shqetësues pasi ka një numër të lartë mutacionesh, shumë prej të cilave me karakteristika shqetësuese. Deri më tani nuk ka shumë informacione po studime të mëtejshme po zhvillohen në Afrikën e Jugut dhe në vende të tjera për të përcaktuar transmetueshmërinë e tij, agresivitetin dhe ndikimin ndaj masave tona”, tha Maria Van Kerkhove, eksperte pranë OBSH-së.

Përveçse në Afrikën e Jugut, varianti është identifikuar në Botsvana, Belgjikë, Hong Kong dhe Izrael. Një sërë shtetesh, si Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia dhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se nuk do të lejojnë fluturimet nga shtetet e Jugut të Afrikës, e shumë të tjera po vendosin kufizime në udhëtime.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI