Flash

Identifikohet rasti i parë me variantin Covid-HIV Aids në Europë

Lapsi.al 26 November 2021
Identifikohet rasti i parë me variantin Covid-HIV Aids në Europë

Është shënuar rasti i parë i variantit Covid-HIV Aids në Europë. Bëhet fjalë për një grua belge, e cila zhvilloi simptoma të lehta të ngjashme me gripin 11 ditë pasi udhëtoi për në Egjipt nëpërmjet Turqisë.

Sipas informacioneve deri më tani, asnjë nga anëtarët e familjes së saj nuk ka shfaqur simptoma. Gjithashtu, sipas mjekëve pacientja kishte një ngarkesë të lartë virale në momentin e diagnostikimit.

Shkencëtarët deri më tani kanë zbuluar variantin B.1.1.529 në një numër relativisht të vogël në Afrikën e Jugut, Botsvana dhe Hong Kong, por janë të shqetësuar për numrin e madh të mutacioneve që mund ti shpëtojnë vaksinave.

Drejtori i Qendrës Epidemike të Afrikës së Jugut, Tulio de Oliveira , tha për  Financial Times se ai ishte “i shqetësuar” dhe kishte diskutuar rreth variantit më të ri me zyrtarët e OBSH-së. Ai vlerësoi se rreth 90% e rasteve të reja në rajonin Gauteng të Afrikës së Jugut, që përfshin Johannesburgun, u shkaktuan nga varianti i ri.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI