Flash

Putin kundër propozimit të BE-së për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Lapsi.al 26 November 2021
Putin kundër propozimit të BE-së për sanksione të reja

Presidenti rus Vladimir Putin kundërshtoi të mërkurën një propozim të Bashkimit Evropian për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë.

Putin dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel diskutuan mbi krizën aktuale të migrantëve në kufirin Bjellorusi-Poloni gjatë një bisede telefonike, njoftoi Kremlini në një deklaratë.

Presidenti rus përsëriti se forcat polake të sigurisë përdorën bomba zanore dhe gaz lotsjellës në kufij dhe Putin shfaqi shpresën se Michel do të punojë me autoritetet polake për të shmangur veprimet që mund të përshkallëzojnë një situatë tashmë të tensionuar dhe të parandalojnë veprime të dhunshme kundër migrantëve.

Deklarata shtoi se Putin dhe Michel trajtuan gjithashtu zhvillimet në lidhje me Ukrainën, Afganistanin, Libinë dhe Karabakun.

Që nga gushti, vendet e BE-së në kufi me Bjellorusinë, Lituania, Letonia dhe Polonia, kanë raportuar një numër në rritje të kalimeve të parregullta.

Më shumë se 8.000 persona janë përpjekur të hyjnë në vendet evropiane përmes kufirit Bjellorusi-BE në vitin 2021, nga vetëm 150 vitin e kaluar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI