Flash

Shifra rekord/ 227 aktivistë ambientalistë janë vrarë brenda një viti

Lapsi.al 13 September 2021
Shifra rekord/ 227 aktivistë ambientalistë janë vrarë brenda

Një numër rekord i aktivistëve që, kanë punuar për mbrojtje të ambientit, janë vrarë vitin e kaluar, sipas një raporti të përpiluar nga grupi Global Witness.

Sipas raportit, 227 persona janë vrarë në botë më 2020, njëherësh shifra më e lartë për të dytin vit me radhë.

Pothuajse një e treta e vrasjeve është raportuar se ka qenë e lidhur me shfrytëzim të burimeve – miniera, agrobiznes të shkallës së gjerë, diga hidroeletrike dhe infrastrukturë tjetër.

Në raport, viktimat janë konsideruar “mbrojtës të mjedisit”, të cilët janë vrarë për mbrojtje të burimeve natyrore të cilat duhet të ruhen, përfshirë pyjet, furnizimet me ujë dhe oqeanet.

Prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Parisit për Klimën më 2015, organizata ka thënë se mesatarisht katër aktivistë janë vrarë çdo javë.

Në raport është thënë se kjo “shifër shokuese” mund të jetë nënvlerësuar për shkak të kufizimeve në rritje ndaj gazetarëve dhe lirive të tjera civile.

Kolumbia është raportuar të ketë regjistruar numrin më të madh të sulmeve, me 65 persona të vrarë vitin e kaluar.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI