Flash

Trump 'zgjedh' kundërshtarin për ndeshje boksi: Më i lehti për mua Joe Biden, do e rrëzoja që në sekondat e para

Lapsi.al 12 September 2021
Trump 'zgjedh' kundërshtarin për ndeshje boksi: Më i

Ish-Presidenti i Shba, Donald Trump i është rikthyer shfaqjeve argëtuese me batutat e tij. Trump është pyetur se nëse do të ngjitej në ring, kë do të preferonte si kundërshtar.

Trump theksoi se në të gjithë botën, Biden do të ishte kundërshtari më i lehtë.

Sipas Trump, Presidenti aktual i SHBA do të binte në tokë që në sekondat e para.

“Unë mendoj se ndoshta lufta ime më e lehtë do të ishte Joe Biden sepse mendoj se ai do të binte shumë, shumë shpejt. Biden do të binte në sekondat e para”,- deklaroi Trump.

Trump duket se e sfidon në ringun e boksit, por Joe Biden e mposhti vitin e kaluar në zgjedhjet amerikane edhe pse Trump i cilëson ende të vjedhura.

Edhe pse duket një ndeshje thuajse e pamudnur, gjithsesi nëse do të ndodhte Trump ka avantazh gjatësinë, peshën dhe moshën pasi është 4 vite më i ri se Biden.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI