Flash

Pastrim parash, Prokuroria e Gjermanisë bastis zyrat e Ministrive të Financave dhe Drejtësisë

Lapsi.al 10 September 2021
Pastrim parash, Prokuroria e Gjermanisë bastis zyrat e Ministrive të

Sfondi i këtij operacioni janë hetimet rreth dyshimeve se punonjës të Njësisë së Hetimeve Financiare kanë penguar ndjeken penale të disa personave që dyshohen për pastrim parash.

Hetimet kanë filluar që nga shkurti 2020 dhe drejtohen kundër disa punonjësve të kësaj njësie speciale doganore, e cila merret me luftimin e pastrimit të parave. Ata dyshohet se nuk ua kanë përcjellë organeve të ndjekes penale njoftimet që kanë marrë nga bankat për dyshime për pastrim parash në shuma që shkojnë në miliona.

Njësia e Hetimeve Financiare është një instancë e ndërvarur nga disa ministri dhe institucione, e cila vepron në kuadër të Drejtorisë së Doganave. Bankat, agjentët e pasurive të patundshme apo tregtarët e bizhuterive dhe të argjendarisë raportojnë tek kjo njësi kur kanë dyshime për pastrim parash dhe kjo njësi ka për detyrë të hetojë për dyshimet dhe nëse e konsideron të nevojshme e përcjell dosjen tek organet e ndjekes penale.

Politikanë të CDU-së dhe të opozitës kërkuan sqarime gjithëpërfshirëse për këto dyshime dhe sulmuan Ministrin federal të Financave Olaf Scholz (SPD).

 

Prokuroria njoftoi se gjatë bastisjes ka siguruar dokumente që përmbajnë informacione në lidhje me komunikimin në shkallë të gjërë midis Njësisë së Hetimeve Financiare dhe dy ministrive. “Qëllimi i bastisjeve të sotme është të mbledhë fakte të mëtejshme rreth veprës së dyshuar penale dhe që të sqarojë përgjegjësitë individuale,” tha prokuroria duke shtuar se hetimet po zhvillohen “në të gjitha drejtimet”./ DW

 

Të këshilluara

Çudit Trump, komentator në ndeshje boksi

Donald Trump di si të jetë në qendër të vëmendjes. Ai ka befasuar sërish këtë herë. Ish-presidenti amerikan do të jetë komentatori i ndeshjes së boksit, ku E...

15:51

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI