Flash

Talebanët bien dakord të lejojnë 200 amerikanë që të largohen nga Kabuli

Lapsi.al 9 September 2021
Talebanët bien dakord të lejojnë 200 amerikanë që

Talebanët kanë rënë dakord që të lejojnë 200 civilë amerikanë dhe persona të tjerë të huaj që të largohen nga aeroporti i Kabulit me fluturime charter. Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar amerikan.

Talebanët u detyruan që të lejojnë largimin nga Special i SHBA Zalmay Khalilzad, tha zyrtari, i cili foli për Reuters në kushte anonimiteti të enjten. Nisjet do të ndodhin ditën e sotme ndërsa nuk janë dhënë shifra të sakta sesa prej personave që do të evakuohen janë amerikanë.

Zyrtari nuk dha informacion nëse këta amerikanë dhe shtetas të vendeve të treta ishin mes personave që ishin bllokuar prej ditësh në Mazar-i-Sharif, 260 kilometra në veri të Kabulit, pasi u ndaluan fluturimet charter.

Aeroplanët e dërguar për të transportuar njerëz jashtë Afganistanit kanë ngecur në Aeroportin Ndërkombëtar Mazar-i-Sharif, ndërsa disa organizatorë janë shprehur se Departamenti i Shtetit nuk po bën sa duhet për të lehtësuar largimin e tyre.

Kritika erdhi pasi një rrjedhje e-mail sugjeroi që agjencia parandaloi disa fluturime private të largoheshin nga Afganistani me qytetarë amerikanë dhe aleatë afganë në bord.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken të mërkurën është shprehur se fajtorë për bllokimin e fluturimeve ishin talebanët ndërsa u bëri thirrje militantëve që të lejonin fluturimet charter nga Afganistani.

 

Të këshilluara

Çudit Trump, komentator në ndeshje boksi

Donald Trump di si të jetë në qendër të vëmendjes. Ai ka befasuar sërish këtë herë. Ish-presidenti amerikan do të jetë komentatori i ndeshjes së boksit, ku E...

15:51

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI