Flash

Sulmi terrorist me 150 të vrarë në Francë, rifillon gjyqi ndaj autorëve

Lapsi.al 8 September 2021
Sulmi terrorist me 150 të vrarë në Francë, rifillon gjyqi

Franca ka rifilluar gjyqin mbi sulmet në Paris të vitit 2015, të cilat lanë 130 të vdekur.

Sulmi me bombardime nga ekstremistët e grupit Shteti Islamik (IS) ishte mizoria më e keqe e pas Luftës së Dytë Botërore në Francë.

Sulmuesi i vetëm i mbijetuar, Salah Abdeslam, është në gjyq me 13 të pandehur të tjerë në një objekt të ndërtuar me qëllim mbajtjen e tyre në Paris.

Gjyqi po përshkruhet si më i madhi në historinë moderne të Francës.

Gjatë nëntë muajve të ardhshëm, do të ketë mbi 140 ditë seanca që përfshijnë rreth 330 avokatë dhe 1,800 të mbijetuar dhe të afërm të viktimave. Rreth 300 dëshmitarë do të dëgjohen, përfshirë François Hollande, presidenti francez në kohën e sulmeve.

Përpara gjyqit, Hollande u tha mediave franceze se ky ishte një moment i rëndësishëm për viktimat e sulmeve, të cilat ai i përshkroi si një “akt lufte” në atë kohë.

ISIS pranoi se kishte kryer sulmet në sallën e koncerteve Bataclan, një stadium i madh, restorante dhe bare më 13 nëntor 2015.

Të dyshuarit mbërritën në gjykatë me automjete policie nën masa të rrepta sigurie të mërkurën në mëngjes. Ata ishin ulur së bashku, të veshur me maska ​​për fytyrën, para se të fillonte gjykimi.

Të këshilluara

Çudit Trump, komentator në ndeshje boksi

Donald Trump di si të jetë në qendër të vëmendjes. Ai ka befasuar sërish këtë herë. Ish-presidenti amerikan do të jetë komentatori i ndeshjes së boksit, ku E...

15:51

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI