Flash

Talibanët: Gratë nuk mund të bëhen ministre, janë vetëm për të bërë fëmijë

Lapsi.al 10 September 2021
Talibanët: Gratë nuk mund të bëhen ministre, janë

Një zëdhënës i talibanëve deklaroi se gratë nuk do të marrin asnjëherë ndonjë post ministror në qeveri, sepse, sipas tij, kjo është nje barrë që ato s’mund ta mbajne. Në një intervistë për televizionin afgan, Tolo, zëdhënësi Sayed Zekrullah Hashimi, deklaroi se talibanët nuk vlerësojnë se gratë janë gjysma e shoqërisë dhe se emërimi në ministri për to do të ishte si t’u vendosësh diçka në qafë që s’mund ta mbajnë.

Videoja e publikuar në internet, tregon bisedën mes zëdhënësit të talibanëve dhe një prezantuesi. Zëdhënësi Hashimi dëgjohet duke thënë se gratë që po protestojnë në rrugë nuk janë gra të Afganistanit. Gra të Afganistanit janë ato që lindin afganë, që i edukojnë ata për etikën islame”, deklaroi zëdhënësi taliban.

Talibanët janë munduar që ta distancojnë veten nga politikat e regjimit të vjetër, por ka raportime të shumta për rrahje të protestuesve dhe ndalimin e sportit për gratë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI