Flash

Merrte pensionin e saj, austriaku e mbajti nënën e vdekur në bodrum për 1 vit

Lapsi.al 10 September 2021
Merrte pensionin e saj, austriaku e mbajti nënën e vdekur në

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Austri, ku një 66 vjeçar ka mbajtur kufomën e mumifikuar të nënës së tij në një bodrum për më shumë se një vit, ndërsa vazhdoi të merrte pagesat e saj të pensionit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 89 vjeçarja e cila dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë që në qershor të vitit të kaluar për shkaqe natyrale është mbajtur nga djali i saj në bodrumin e tij dhe kishte përdorur pako akulli dhe fasho për të evituar erën.

Policia beson se ai mund të ketë marrë në mënyrë të paligjshme rreth 42,000 nga pensioni i saj.

Mashtrimi i dyshuar doli në dritë vetëm pasi një postieri të ri që jepte përfitimet e gruas në rajonin perëndimor të Tirolit iu refuzua një kërkesë për ta parë atë. Kjo nxiti një hetim dhe çoi në zbulimin pasues të tmerrshëm.

Policia ka bërë me dije se 66 vjeçari  nuk kishte të ardhura të tjera dhe u tha atyre se pagesat do të ndaleshin menjëherë nëse ai do të kishte raportuar vdekjen, duke e lënë atë të paaftë për të paguar për funeralin e nënës së tij ose për të mbajtur shtëpinë.

I dyshuari gjithashtu tha se i kishte thënë vëllait të tij se nëna e tyre po merrte kujdes në një spital dhe se nuk ia vlente të vizitohej pasi gjendja e saj ishte aq e rëndë sa ajo nuk do ta njihte.

 

Të këshilluara

Çudit Trump, komentator në ndeshje boksi

Donald Trump di si të jetë në qendër të vëmendjes. Ai ka befasuar sërish këtë herë. Ish-presidenti amerikan do të jetë komentatori i ndeshjes së boksit, ku E...

15:51

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI