Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Irani nis bisedimet me agjencinë e OKB-së përpara përballjes me Perëndimin

Lapsi.al 12 September 2021
Irani nis bisedimet me agjencinë e OKB-së përpara përballjes

Shefi i Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Rafael Grossi do të niset këtë fundjavë drejt Teheranit për bisedime që mund të lehtësojnë një ngërç mes Iranit dhe Perëndimit, por dhe që mund të rrezikojnë një përshkallëzim e dëmtim të negociatave për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Lajmi u njoftua të shtunën nga tre diplomatë që thanë se udhëtimi i zotit Grossi para takimit të javës së ardhshme të bordit të guvernatorëve të kësaj agjencie në përbërje të së cilës janë 35 vende, ishte konfirmuar.

Dy nga diplomatët thanë se zoti Grossi pritet të mbërrijë në Teheran të dielën herët në mëngjes. Ai pritet të takohet me kreun e ri të Agjencisë iraniane për Energjinë Atomike, Mohammad Eslami.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike informoi shtetet anëtare këtë javë se nuk kishte pasur përparim në dy çështje kryesore: shpjegimin e gjurmëve të uraniumit të gjetur në disa impiante të vjetra, e të padeklaruara dhe sigurimin e qasjes urgjente tek disa pajisje monitorimi, në mënyrë që agjencia të vazhdojë të mbajë nën vëzhgim pjesë të programit bërthamor të Iranit, sikurse parashikohet nga marrëveshja e vitit 2015.

Bisedimet e tërthorta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, që synojnë rikthimin tek kushtet e marrëveshjes bërthamore, janë ndërprerë që nga qershori. Uashingtoni dhe aleatët e tij evropianë i kanë kërkuar Presidentit Ebrahim Raisi, i vijës së ashpër i cili mori detyrën në muajin gusht, t’u rikthehet bisedime.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive të mëdha, Teherani ra dakord për kufizime të aktiviteteve bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare. Në vitin 2018 ish-Presidenti Donald Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja, duke rivendosur sanksione të dhimbshme ekonomike ndaj Iranit. Që nga viti 2019 Teherani u përgjigj duke shkelur shumë nga ato pika që përbëjnë thelbin e marrëveshjes, sikurse pasurimi i uraniumit deri në atë nivel që mund të përdoret për prodhimin e një arme bërthamore./VOA

 

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI