Flash

Gjermania nis “javën e vaksinimit” për të shmangur një valë të re Covidi në dimër

Lapsi.al 13 September 2021
Gjermania nis “javën e vaksinimit” për të shmangur

Gjermania ka nisur të hënën një fushatë kombëtare të vaksinimit, me qëllim të rritjes së shkallës së imunizimit para stinës së dimrit.

Përveç vendeve të caktuara tashmë, tani njerëzit do të mund të marrin vaksina pa bërë prenotime paraprakisht në disa vende brenda shtetit, përfshirë disa biblioteka, qendra tregtare dhe xhami.

Ministri për Kancelari, Helge Braun, ka thënë të dielën se këto qendra për vaksinim do të mbesin të hapura edhe në javët e ardhshme.

Koha e fushatës së vaksinimit synon që të shmangë shkallë më të madhe të infektimeve në stinën e dimrit, ka thënë ai.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë thirrje qytetarëve që të përfitojnë nga këto mundësi.

“Vaksinimi nuk ka qenë kurrë më i lehtë. Kurrë nuk ka qenë më shpejt”, ka thënë ajo, në një video të publikuar të dielën.

Vaksinat do të ofrohen edhe në stacionet e zjarrfikësve, nëpër tramvaj dhe afër fushave të futbollit.

Aktualisht, rreth 62 për qind e popullsisë në Gjermani është e vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Megjithatë, interesimi është raportuar të jetë ulur së fundmi. Sipas ekspertëve, të paktën 75 për qind e njerëzve duhet të vaksinohen për të ulur ndikimin e valës së katërt të pandemisë, derisa përqindja duhet të jetë më e lartë për ta parandaluar atë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI