Flash

I mbijetoi tragjedisë me 14 viktima në Itali, autoritetet hetojnë rrëmbimin e 6-vjeçarit

Lapsi.al 13 September 2021
I mbijetoi tragjedisë me 14 viktima në Itali, autoritetet hetojnë

Nga tragjedia e ndodhur në Itali, ku u rrëzua teleferiku dhe la pas 14 viktima, i vetmi që i mbijetoi ishte një djalë i mitur. Eitan Biran, është marrë nga gjyshi nga ana e mamasë dhe aktualisht ndodhet në Izrael. Në lidhje me këtë rast, Prokurorët kanë nisur një hetim pasi familjarët nga ana e babait, që kanë dhe kujdestarinë e tyre, pretendojnë që fëmija është dërguar në Izrael pa miratimin e tyre.

Eitan, prindërit e të cilit ishin shtetas izraelitë banues në Itali, kishte jetuar me tezen e tij në Pavia para rrëmbimit të tij. Gali Peleg, tezja e nënës së Eitan në Tel Aviv, muajin e kaluar filloi një proces birësimi, me avokatin e saj duke pretenduar se fëmija po mbahej peng.

Ajo deklaroi për radio Izraelit 103FM , “Ne nuk e rrëmbyem Eitanin dhe nuk do ta përdorim atë fjalë. Ne e kthyem Eitanin në shtëpi. Na u desh ta bënim pasi nuk morëm asnjë informacion mbi shëndetin ose gjendjen e tij mendore. Nëse gjyqtari nuk do të kishte caktuar takime me fëmijën, ne nuk do ta kishim parë atë. “

Sipas raporteve në shtypin italian, Peleg e nxori fëmijën të shtunën në mëngjes, por nuk e solli atë në shtëpi deri në orën 18:30 siç ishte rënë dakord. Burimet diplomatike më vonë konfirmuan mbërritjen e tyre në Izrael.

Armando Simbari, avokati përfaqësues i tezes së të miturit, në lidhje me këtë çështje tha se lajmet janë shqetësuese për të gjithë dhe krijojnë shumë shqetësime. Sipas tij, Eitan u rrëmbye nga familja me të cilën u rrit dhe nga mjekët që ende trajtonin traumat e tij.

Pasi u ngrit alarmi për zhdukjen e tij, policia italiane zbuloi se Eitan ishte larguar nga Italia në bordin e një avioni privat me gjyshin e tij, i cili posedonte pasaportën izraelite të të miturit. Burimet diplomatike më vonë konfirmuan edhe mbërritjen e tyre në Izrael.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI