Flash

U arratisën nga burgu i Izraelit nëpërmjet një tuneli të hapur, arrestohen 4 të burgosurit palestinezë

Lapsi.al 12 September 2021
U arratisën nga burgu i Izraelit nëpërmjet një tuneli

Autoritetet në Izrael kanë mundur të arrestojnë 4 prej të arratisurve nga burgu i sigurisë së lartë Gilboa.

Mediat e huaja shkruajnë se Zakaria Zubeidi dhe Mahmoud Ardah u gjetën në një parking në fshatin Umm el-Ghanam herët të shtunën, disa orë pasi Yakoub Mohammed Qadri dhe Mohammed Ardah u vendosën në burg të premten mbrëma.

Ndërkohë që dy të tjerë, Munadil Nafayat dhe Iham Kahamji ende mbeten të lirë.

Policia tha se Zubeidi dhe Ardah u gjetën të fshehur nën rimorkio të një kamioni.

Menjëherë pas arrestimit të Qadri dhe Mohammed Ardah, mijëra palestinezë protestuan dhunshëm në Bregun Perëndimor dhe u përleshën me trupat izraelite të IDF.

 

Sipas raporteve, Qadri dhe Mohammed Ardah u gjetën pasi një banor i Nazaretit i tha policisë se kishte parë dy burra që gërmonin nëpër plehra duke kërkuar ushqim.

Të burgosurit palestinezë, që konsiderohen si shumë të rrezikshëm u arratisën nga burgu me anë të një tuneli, që e hapën me një lugë të ndryshkur.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI