Flash

Protesta në Vlorë kundër orës 22:00 për muzikën, lirohen të shoqëruarit pasi grumbullimit të pronarëve përpara komisariatit

Lapsi.al 19 July 2021
Protesta në Vlorë kundër orës 22:00 për muzikën,

Personat e shoqëruar një natë më parë nga policia e Vlorës pasi vendosën himnin kombëtar pas orarit të përcaktuar në shenjë proteste, janë liruar përgjatë orëve të natës nga policia. Mosplotësimi i kërkesës së tyre të vetme, që muzika të mos ndalohet në orën 22:00 pasi po dëmton bizneset, ka bërë që pronarët në Vlorë të dalin dhe të  protestojnë. Në orën 21:45 ato vendosën të gjithë njëherazi himnin e flamurit me zë të lartë, mirëpo pati edhe disa incidente që përfundoi me disa të shoqëruar në Polici.

Menjëherë pas shoqërimit të pronarëve të lokaleve, mes të cilëve edhe një grua, shumë prej tyre dolën në protestë deri pas mesnate duke kërkuar lirimin para Komisariatit të Vlorës. Protesta pati edhe momente tensioni dhe në momentin që drejtori i Policisë së Vlorë, Olton Bistri po largohej nga zyra, në kor janë dëgjuar thirrje “Ik, Ik, Ik”.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI