Flash

Kosovë/ 12 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Lapsi.al 11 July 2021
Kosovë/ 12 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë

12 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Ndërkohë që mësohet se 13 persona janë shëruar nga ky virus. Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 133.

"Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës.

Deri më sot 64.276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.898 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.457.

Në total numri i rasteve aktive është 133", njofton policia.

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster!

Në Shqipëri, revolucioni i flamingove po e trondit pushtetin e Edi Ramës. Për më shumë se një muaj, mijëra shqiptarë kanë demonstruar çdo natë kundër një projekti turistik të mbështetur nga vajza dhe dhëndri i Donald Trump. Pas mbrojtjes së një bregdeti të ruajtur, tani po sfidohet i gjithë sistemi i kryeministrit Edi Rama.

11:38

Me sytë katër

PAPARAZZI