Një 30-vjeçar nga Skrapari ka mbetur viktimë e aksidentit të sotëm në Gramsh, ku një autobus përfundoi në përrua. Mësohet se viktima është Ledian Lami. Ngjarja ndodhi në fshatin Bregas, ku mjeti i cili drejtohej A.Xh., doli nga rruga. Uniformat blu bëjnë me dije se janë plagosur nëntë persona të tjerë.
Ata janë transportuar për në spital, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton aksidentin.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/07/WhatsApp-Video-2021-07-10-at-5.18.40-PM.mp4"][/video]