Në mbledhjen e kësaj të premtje me kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama u ka dhënë ultimatum se kush nuk do të punojë nuk do të marrë asnjë fond.
Rama ka theksuar se tashmë fondet do të kenë lidhje të ngushtë me performancën e secilit.
“Në Lushnje as kanalet nuk janë të pastra dhe kryebashkiaku është në burg se do të bënte tendera. Nuk e di se si i ka bërë se unë s’jam as prokuror dhe as avokat, çfarë justifikimi mund të ketë më kur fermerët nuk marrin tokën, jo problemi është në mendje ku shumica nuk e ka ndezuar llampën e alarmit për ti ndenjur 24 orë mbi kokë kësaj pune.