Flash

Ulet në Kukës avioni i parë nga Zyrihu me 67 pasagjerë

Lapsi.al 9 July 2021
Ulet në Kukës avioni i parë nga Zyrihu me 67 pasagjerë

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” është ulur avioni nga Zyrihu i Zvicrës. Ky është fluturimi i parë zyrtar nga Zyrihu për në Kukës nga kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines, që pas hapjes së aeroportit. 67 pasagjerë kanë mbërritur në Kukës rreth mesditës së sotme.

Avioni i parë në aeroportin e Kukësit u ul më 18 prill, vetëm pak ditë para mbylljes së fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit që i besuan mandatin e tretë qeverisës në fuqi. Aeroporti Kukësit ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e vrojtimit, ndërsa në pjesën e pistës, është projektuar të mbajë 3 avionë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen. Terminali zë një faqe prej 3500 m2, ka 2 portat hyrëse dhe brenda saj edhe një zonë muzeale në përkujtim të luftës së Kosovës, e cila ishte edhe pikënisja e këtij aeroporti, si dhuratë e Emirateve të Bashkuara për të pritur ndihmat për refugjatët.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI