Flash

Zjarre në Shkodër e Mirditë/ Flakët të qëllimshme, arrestohet një person për zjarrvënie

Lapsi.al 9 July 2021
Zjarre në Shkodër e Mirditë/ Flakët të qëllimshme,

Prej 24 orësh një zjarr i fuqishëm ka rënë në shkurret dhe pyjet, në afërsi me pikën kufitare të Gerçanit në Bashkim të Shkodrës. Flakët u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta dhe situata vazhdon të përkeqësohet. Komandanti i Repartit të Zjarrfikësve në Koplik, Besnik Hasa tha se janë dërguar në Vermosh një zjarrfikëse dhe 5 efektivë të repartit. Por, megjithatë situata sa vjen e bëhet alarmante.

Në Mirditë u arrestua një person sepse i vuri zjarrin një zone të pyllëzuar. 66-vjeçari Mark Ndreca ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij dhe flakët shpejt dolën jashtë kontrollit duke djegur pemët frutore të bahçes dhe më pas ka përfshirë edhe pyjet në lagjet “Laskaj”, “Hija e Laknave” dhe “Kodra e Muknezhës”. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 60 ha sipërfaqe pylli me dru lisi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI