Flash

Vijon saga pas vrasjes së 20-vjeçares Caroline, dyshohet se piloti grek kishte një lidhje tjetër

Lapsi.al 8 July 2021
Vijon saga pas vrasjes së 20-vjeçares Caroline, dyshohet se piloti

Vrasja e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos, është një ndër ngjarjet që ka tronditur opinionin publik në Greqi dhe në Britani. Ndonëse kanë kaluar afro 2 muaj nga ngjarja e trishtë, detaje të reja vijojnë të publikohen dita-ditës. Së fundmi, mediat greke kanë hedhur aludime se në këtë ngjarje të rëndë është i përfshirë dhe një person i tretë.

Sipas tyre, policia greke po verifikon pretendimet se piloti kishte lidhje me një grua tjetër. Gazetari grek Vassilis Lambropoulos e ka pohuar këtë fakt duke thënë se 32-vjecari kishte kontakte me një grua, identiteti i të cilës nuk është bërë publik. Mendohet se Crouch mund ta ketë zbuluar një gjë të tillë e ndoshta kjo ka qenë arsyeja përse ka dashur të largohet nga shtëpia.  Ndër të tjera në media thuhet se familja e Caroline, ishte në dijeni të një marrëdhënie të tillë dhe së bashku me përfaqësuesit e saj ligjorë, po hetonin thashethemet rreth marrëdhënies së vrasësit, kontaktit ose njohjes me një grua nga mjedisi i gjerë profesional.

Të këshilluara

Ndalen kërkimet për të mbijetuar në Florida

Ekipet e shpëtimit kanë përmbyllur kërkimet për të mbijetuar nën rrënojat e një ndërtese në Florida, e cila është rrëzuar gati dy javë më parë. “Në këtë pikë...

13:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI