Flash

Ndalen kërkimet për të mbijetuar në Florida

Lapsi.al 8 July 2021
Ndalen kërkimet për të mbijetuar në Florida

Ekipet e shpëtimit kanë përmbyllur kërkimet për të mbijetuar nën rrënojat e një ndërtese në Florida, e cila është rrëzuar gati dy javë më parë.

“Në këtë pikë, ne kemi shfrytëzuar secilën mundësi në misionin tonë të kërkim-shpëtimit”, ka thënë kryetarja e qarkut Miami-Dade, Daniella Levine Cava, para gazetarëve më 7 korrik. Fokusi ynë tani do të bartet në nxjerrjen e trupave të viktimave nga rrënojat, ka thënë ajo. Ndërtesa në zonën Surfside është rrëzuar në orët e para të 24 qershorit. Numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 54, ndonëse për 86 persona nuk dihet ende asgjë.

Asnjë i mbijetuar nuk është gjetur pas rrëzimit të ndërtesës, derisa ekipet e shpëtimit kanë thënë se shumë viktima, që janë gjetur nëpër rrënoja, kanë qenë ende nëpër shtretër. Hetuesit ende nuk kanë vërtetuar se çfarë ka shkaktuar rrëzimin e ndërtesës 40-vjeçare. Në një raport të inxhinierëve më 2018, është gjetur se për disa parregullsi në strukturë të ndërtesës, të cilat tani janë në qendër të hetimeve. Pas rrëzimit të ndërtesës, zyrtarët në qytete tjera kanë nisur të kontrollojnë edhe ndërtesa tjera në afërsi, për t’u siguruar se nuk ka probleme të tilla në strukturë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI